Lajme
Arrestohet një person që infektoi me vetëdije 22 persona me Covid-19
Një burrë në Manacor, qytet në ishullin spanjoll të Mallorcas, është arrestuar nën dyshimin se ka infektuar 22 persona me koronavirus, bazuar në të dhënat e Policisë Nacionale të Spanjës.
“Përkundër që kishte simptoma dhe kishte bërë testin PCR, ai kishte vazhduar jetën e tij normal pa pritur rezultatet ose karantinuar”, ka thënë Policia të dielën.
Autoritetet tutje thanë se 40-vjeçari kishte shkuar në punë, përkundër që kishte temperaturë rreth 40 gradë. Ai gjithashtu ishte kollitur, kishte të ulur maskën duke thënë se “do t’ua japë të gjithëve koronavirusin”.
Ai kishte infektuar tetë njerëz direkt dhe 14 të tjerë indirekt, në vendin e tij të punës dhe në fitnes, sipas policisë. Tre prej tyre ishin bebe nga një vjeçar, tha Policia në deklaratë.
Rreth 3.5 milionë raste janë regjistruar në Spanjë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, dhe më shumë se 77.500 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












