Lajme
Glarus: Një shqiptar dhe një rumune arrestohen për trafikim droge
Të dyshuarit janë aktualisht në paraburgim. Shtetasi 44-vjeçar shqiptar dhe shtetasja 52-vjeçare rumune përballen me disa vite burg
Të mërkurën, më 18 shkurt 2026, një burrë 44-vjeçar u ndalua nga Policia e Kantonit të Glarusit me rstin e një kontrolli rutinë identiteti. U zbulua se ndaj tij ishte në fuqi një ndalim hyrjeje në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Një kontroll i mëvonshëm trupor zbuloi tek ai afërsisht 60 gramë heroinë.
Kontrollimi i mëvonshëm i banesës së tij zbuloi narkotikë të tjerë dhe një sasi të madhe parash, shkrun polizei-glarus.ch. Me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan afërsisht gjysmë kilogrami heroinë dhe disa mijëra franga zvicerane në para të gatshme.
Për shkak të dyshimeve të forta për përfshirjen e saj në krim, u arrestua edhe një grua 52-vjeçare, shtetase rumune.
Të dyshuarit janë aktualisht në paraburgim. Shtetasi 44-vjeçar shqiptar dhe shtetasja 52-vjeçare rumune përballen me disa vite burg.
Hetime të mëtejshme nga Policia Kriminale e Glarus janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch. Rasti po trajtohet nga Prokuroria Publike dhe Zyra e Prokurorit për të Mitur të Kantonit të Glarus.
(Foto: KAPO Glarus)
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
“Më dhuro një tregim” në gjuhën shqipe Kur 20 vjet më parë u nis nga SIKJM, projekti Ishte një reagim ndaj rezultateve të... -
Ish polici akuzohet se ka vjedhur 500 mijë franga nga matësit e parkimit -
Zvicër: Mbi 400 të infektuar me virusin Chikungunya -
Ekonomia zvicerane u rimëkëmb lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Në cilat rrethana mund ta humbasësh shtetësinë zvicerane?













