Kosova
Arrestohet personi që kërcënonte me grafite
I arrestuari është XH. Hasani 53-vjeç, në shtëpinë e të cilit janë sekuestruar një armë automatike AK 47, dy pistoleta e shumë fishekë
Policia njofton se ka arrestuar personin e dyshuar për kanosjen e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe myftiut, Naim Tërnava, transmeton albinfo.ch. Në fillim të gushtit përmes grafiteve në Fakultetin Filologjik dhe në gurëthemelin e Xhamisë Qendrore, të tre kërcënoheshin me jetë.
Policia thotë se i arrestuari është XH. Hasani 53-vjeç, në shtëpinë e të cilit janë sekuestruar një armë automatike AK 47, dy pistoleta e shumë fishekë.
“Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për tu proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate të skuqura të ngrira, majonezë dhe ketchup... -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg












