E-Diaspora
Arrestohet shqiptari që rriste kanabis në banesën e tij
Në banesë, u gjetën 337 bimë kanabisi me vlerë përafërsisht 300,000 funte dhe një shqiptar rreth të 30-tave që gjendej në banesë, është vënë në pranga
Policia angleze gjatë një aksioni ka sekuestruar kanabis me vlerë rreth 300.000 funte. Aksioni është ndërmarrë nga policia angleze në Rotherham të Anglisë, ndërsa një shqiptar është vënë në pranga, shkruan albinfo.ch.
Gjashtë oficerë policie mësynë në një banesë në “Peter Street, Thurcroft” javën e kaluar. Në banesë, u gjetën 337 bimë kanabisi me vlerë përafërsisht 300,000 funte dhe një shqiptar rreth të 30-tave që gjendej në banesë, është vënë në pranga.
Siç raportojnë mediat lokale duke cituar burime zyrtare, shtëpia ishte “modifikuar në mënyrë të rrezikshme”, që droga të rritej në çdo dhomë.
Një zyrtar i policisë lokale tha se katër dhomat e banesës, ishin mbushur me bimë narkotike në faza të ndryshme të rritjes.
Ndërkohë, gjashtë shqiptarë janë ndalur nga policia holandeze, pasi dëshironin të shkonin në Angli në mënyrë të paligjshme. Ata ishin mes moshës 15 dhe 22 vjet.
Shqiptarët ishin fshehur në një kamion të ngarkuar me goma. Ata u zbuluan gjatë kontrollit të kamionit polak, që do të udhëtonte me traget drejt Newcastlit të Anglisë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shoferi i kamionët nuk ishte në dijeni se shqiptarët ishin fshehur në mjet.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












