Kosova
Arrestohen në Kosovë persona në kërkim ndërkombëtar
Tre persona në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Një person, shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, dyshohet për veprën penale të mashtrimit. Kurse dy persona të tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pēr mediat në Kosovë.
“Mund t’ ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas, me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet në kërkim ndëkombëtar për shkak të veprës penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari i lartcekur me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore janë në proces nga njësitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoxha, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













