Lajme
Arrihet marrëveshja për eksportimin e grurit të Ukrainës
Bisedimet mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara kanë rezultuar me arritje të marrëveshjes lidhur me eksportimin e grurit, përcjell albinfo.ch.
Miliona tonelata të grurit ukrainas po qëndrojnë nëpër depot e portit të Detit të Zi, si pasojë e bllokadës ruse.
Ministri turk i Mbrojtjes tha të mërkurën se bisedimet kanë rezultuar me një marrëveshje të arritur për të formuar një qendër koordinuese me qëllim që të ofrohen korridoret e sigurta për transportim.
Në një kumunikatë të lëshuar për media, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme, kur të gjitha palët sërish do të takohen.
Ai theksoi se të gjitha palët janë pajtuar për një kontroll të përbashkët të drithërave nëpër porte.
Ndryshe, Ukraina prej fillimit ka akuzuar Rusinë se po bllokon portet, duke pamundësuar eksportimin e grurit.
Gjithashtu e akuzon Moskën se po e vjedh grurin e Ukrainës dhe se po e dërgon në pjesë të ndryshme të Rusisë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











