Lajme
Arrihet marrëveshje për targat kontestuese serbe në Kosovë
Është arritur marrëveshje për kontestit e targave që i lëshonte Beogradi për automjetet e banorëve serbë të pjesës veriore të Kosovës. Marrëveshja është arritur midis Serbisë, institucioneve ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës, kanë thënë burime të Kohës Ditore nga institucionet ndërkombëtare, me kusht të anonimiteti.
Qeveria e Serbisë nuk do të lëshojë më targa të veçanta për makinat e serbëve-kosovarë, e as Policia e Kosovës nuk do të konfiskojë targat e reja, që janë lëshuar në veri të Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Lajmin për lëshimin e përkohshëm të targave në pikat kufitare të Kosovës e ka konfirmuar për mediat serbe edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi. Sipas tij, targat e përkohshme mund të merren në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, për to nuk duhet të paguhet dhe se afati i tyre është vetëm pesë ditë.
Qeveria e Serbisë ka informuar institucionet ndërkombëtare në Kosovë se për serbët kosovarë deri më tani ka lëshuar 186 traga të reja, me shenjat e qyteteve të Kosovës ka thënë burimi ndërkombëtar. Sipas tij, Qeveria në Beograd ka theksuar se më nuk do të lëshojë targa për banorët e Kosovës, por ka kërkuar që këto traga të mos konfiskohen nga Policia e Kosovës.
Burimi më tej ka specifikuar se policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe Kosovës nuk do të konfiskojë më këto traga të lëshuar nga Serbia, por në rast se pronarët e këtyre automjeteve, që posedojnë targat e reja serbe dalin në jug të Mitrovicës dhe Kosovës, ato mund të konfiskohen nga policia.
Ky është një kompromis, ose marrëveshje e pa shkruar për të zgjidhur për momentin problemin e targave, ka thënë burimi ndërkombëtar, i cili e ka përmendur se pengesë për zbatimin e saj vetë kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, i cili, sipas tij, nuk është duke lëshuar pe në urdhrin e tij për konfiskimin e targave serbe.
Institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar lëshimin e targave të përkohshme në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga strukturat paralele në veri të Mitrovicës. Në të gjitha pikat kufitare që nga e premtja e kaluar ka filluar dhënia e targave të përkohshme për makinat e serbëve kosovarë, të cilat janë regjistruar në Serbi e janë të pajisura me targa të qyteteve të Kosovës.
Marrësit e targave të përkohshme duhet çdo javë të shkojnë në pikën kufitare për t’i vazhduar regjistrimet e përkohshme, pasi që për momentin kjo është zgjidhja e vetme për t’iu shmangur dënimeve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












