Futboll
Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit synon finalen
Shansi i vetëm i Arsenalit që të luajë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm tani varet nga suksesi i skuadrës në Ligën e Evropës, ku aktualisht, londinezët janë në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë në Londër i takoi Arsenalit me rezultat 3:1, ndërkaq sonte zhvillohet ndeshja e kthimit në “Mestalla”.
Valencia nuk di për humbje në 12 ndeshjet e fundit në “Mestalla” në Ligën e Evropës, një ecuri që ka filluar nga viti 2013, shkruan Zëri.info, përcjell albinfo.ch.
Vlen të përmendet se gjatë kësaj periudhe, Valencia ka garuar edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka pësuar humbje në tri ndeshje si vendas.
Ndeshja e parë gjysmëfinale në Londër përfundoi 3:1 dhe goli i shënuar i spanjollëve do t’iu ndihmojë shumë atyre në gjysmëfinalen e sontme.
Titullin e fundit, Valencia e ka fituar në vitin 2004, derisa Arsenali ishte eliminuar në këtë fazë të kompeticionit nga kundërshtari spanjoll vitin e kaluar.
Për këtë ndeshje, trajneri i Valencias, Marcelino pritet të luajë me katër mbrojtës dhe jo me pesë siç bëri në ndeshjen e parë.
Nga ana tjetër, Laurent Koscielny pritet të kthehet në formacionin startues të Arsenalit, kurse Ainsley Maitland-Niles është rikuperuar nga lëndimi, i cili e mbajtë jashtë ndeshjes të së dielës.
Edhe Shkodran Mustafi pritet të luajë sonte pas një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë, kurse Pierre-Emerick Aubameyang ka gjasa të lihet në stol dhe Unai Emery të startojë me Alex Iwobin.
Përfundimisht, sonte për Arsenalin mungojnë Aaron Ramsey, Danny Welbeck, Rob Holding, Hector Bellerin dhe Denis Suarez.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në















