Kosova
Arsim Bajrami shpall kandidaturën për president të Kosovës
Arsim Bajrami ka shpallur kandidaturën e tij për president të Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai u është drejtuar kryetarëve të partive për unitet, teksa ka shprehur gatishmërinë që të jetë një prej kandidatëve konsensual për president.
Dy herë ministër dhe ish-deputet, Bajrami ka shkruar se në këtë moment të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe funksionimin kushtetues të Republikës së Kosovës, kërkohet unitet politik konsensual për zgjedhjen e Presidentit me qëllim të shmangies së krizave të panevojshme institucionale, rrezikut të shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, transmeton albinfo.ch.
“Shpreh gatishmërinë time për të vënë veten në dispozicion të institucioneve dhe të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si njëri prej kandidatëve konsensual për President të Republikës së Kosovës, me përkushtim të plotë ndaj unitetit kombëtar, forcimit të rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe përmbylljes të procesit të shtetndërtimit, në shërbim të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shprehur vlerësim për vendimin e Murat Jasharit, i cili të mërkurën deklaroi se nuk ka interesim e as qëllim për t’u bërë president.
“Njëkohësisht, vlerësoj lartë qëndrimin dinjitoz, parimor dhe shtetformues të kolegut dhe mikut tim të fakultetit, Prof.dr.Murat Jashari dhe të familjes Jashari, të cilët, në frymën e përgjegjësisë kombëtare dhe respektit për sakrificën historike të familjes heroike dëshmuan edhe njëherë vigjilencen e lartë kombëtare”, shkroi ai.
Ndryshe, Arsim Bajrami ka qenë ministër i Administratës Publike në periudhën 2011-2014 dhe ministër i Arsimit në periudhën 2014-2017.
E-Diaspora
-
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë Pas koncertit, Arben Llapashtica prezanton ekspozitën me 18 fotografi për 18 vitet e shtetit... -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Poloni
Adelina Paloja performon si soliste në Sallën e Madhe të Universitetit të Muzikës “Fryderyk Chopin” në Varshavë -
Vjenë
Shfaqet në Vjenë filmi shqiptar „Man of House“
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është ‘kontrata e integrimit’ e Zvicrës dhe a duhet ta nënshkruajnë të gjithë të huajt? Nëse doni të vendoseni në Zvicër, do të duhet të bëni çdo përpjekje për t’u integruar... -
Çmimet e shtëpive të dyta në Zvicër rriten ndjeshëm -
Zvicër: Muaj i ri, ligje të reja: ja ndryshimet që do të hyjnë në fuqi në mars -
Punësimi vazhdon të rritet në Zvicër, por vetëm pak -
Shefi i WEF jep dorëheqjen për shkak të lidhjeve me Epstein












