Uncategorized
Arsimi shqip në diasporë, të financohet nga Kosova
Ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, është përgjigjur lidhur me propozimin për përmirësimin e projektligjit për diasporë.
Ai u kritikua nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që mësimi plotësues në diasporë të financohet nga buxheti i Kosovës. Konjufca ka kërkuar që në projektligjin për buxhetin 2019 të futet programi për financim, që sipas tij, mund të jetë fond ndoshta miliona euro, por që shtoi se Kosova ka obligim ndaj diasporës, meqë mërgata është mjaft kontributdhënëse për Kosovën, shkruan albinfo.ch
Edhe deputetë të tjerë kërkuan që kjo ide për financim të inkorporohet në buxhet në kuadër të Ligjit për Diasporën. Ndërkaq ministri Gashi i është përgjigjur se nuk ka emërime politike, duke thënë se mosfunksionimi i bashkëpunimit ka ndodhur për shkak se nuk kanë qenë të specifikuara detyrat e punës. Më tutje Gashi ka thënë se sa i përket arsimit shqip, ka pasur marrëveshje me Shqipërinë që dy qeveritë bashkë të financojnë mësimin shqip, por ngecja ka qenë te kjo e fundit.
Edhe deputetja Doruntina Maloku ka propozuar që një nga kanalet e RTK-së të dedikohet për diasporën, pasi sipas saj, krijimi i një kanali të ri do të prekte më shumë buxhetin. Ministri i shpjegoi se kjo është në plan për t’u bërë, ndërsa e quajti keqkuptim atë se do të krijohet një kanal i ri televiziv për diasporën.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










