Maqedonia
Arsyet e rrëzimit të aeroplanit ku humbën jetën 4 persona
Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të institucioneve të tjera kompetente sot e vazhdojnë aksionit për të arritur tek mbetjet e aeroplanit Cesna, i cili dje pasdite u rrëzua afër Majës së Selanikut, me ç’rast jetën e humbën katër persona, shtetas të Bullgarisë.
Aksioni u ndërpre mbrëmë për shkak të kushteve jo të mira kohore dhe terrenit të pakalueshëm, raporton “Alsat”.
“Aeroplani Cesna, për të cilin në orën 16:16 nga M-NAV u paraqit se ka humbur nga radari, ndërkaq ka fluturuar nga Ohri drejt Sofjes nga pjesëtarë të MPB-së është locuar pak pas orës 19:00, rreth pesë kilometra në veriperëndim të Majës së Selanikut”, informoi mbrëmë në konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi se nga Ohri fluturuan katër persona, shtetas të Republikës së Bullgarisë, mes të cilëve edhe një person i mitur.
Janë locuar përmes hapësirës ajrore, por kushtet kohore në atë lokacion ishin të këqija, kështu që edhe krahas të gjitha tentimeve për t’iu afruar aeroplanit, kjo nuk ishte e mundur mbrëmë për shkak të terrenit të pakalueshëm.
Personat e vdekur janë të lindur në vitet 2000, 2005, 1970 dhe 1972. Mediumet në Bullgari kumtuan se viktimat janë Georgi Boshnakov, bashkëshortja e tij Kalina dhe dy vajzat.
Ndërkaq mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se arsyet që mendohen të kenë shkaktuar aksidentin janë turbulencat e forta.
Megjithatë, këto janë konkluzione fillestare, dhe akoma nuk ka dalë raporti final se si ndodhi rrëzimi, që çoi në vdekjen e një familjeje bullgare prej katër anëtarësh.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar














