Lajme
Arsyet pse Zvicra është vendi më i mirë në botë
Zvicra pa dyshim se është një nga vendet më të bukura, përcjell albinfo.ch.
Këtë e tregon edhe vlerësimi i raportit të vendeve më të mira nga “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R: dhe “Shkolla Wharton”.
Në këtë raport ishin përmendur pesë arsye pse është vendi më i mirë, si papunësia e ulët, një numër i çmimeve Nobel dhe një peizazh të jashtëzakonshëm.
Të gjitha janë të sakta, megjithatë, janë shtatë arsye të tjera pse Zvicra është vendi më i mirë në botë.
Arsyet e zgjedhura nga “The Local” janë:
- Pjata më e mirë kombëtare – pasi kanë një ushqim shumë të shëndetshëm
- Heroi më i mirë kombëtar – William Tell, edhe pse ka shumë diskutime për të, ai konsiderohet si heroi i vërtetë zviceran
- Ushtria më e mirë – ushtria e Zvicrës nuk merr pjesë direkt në konflikte ndërkombëtare, por vetëm në misione paqeruajtëse
- Instalimi më i mirë ushtarak – Zvicra ka fortesat më të bukura ushtarake në botë
- Vendi më e mirë për filma spiun – Edhe pse autoritetet zvicerane kanë bërë përpjekje të mëdha për të pastruar sistemin e tyre bankar dhe vetë zviceranët janë mërzitur për reputacionin si parajsa për përfitimet e keqpërdorura, për shkak të peizazhit, ruan pozicionin për të xhiruar një film spiun.
- Sistemi më i mirë politik – pavarësisht kundërshtimeve, është një sistem i qëndrueshëm. Vendi ka një Këshill Shtetëror prej shtatë anëtarësh që vepron si ekzekutiv kombëtar. Të gjitha partitë kryesore janë të përfaqësuara dhe anëtarët votohen nga Parlamenti, jo nga njerëzit.
- Malet më të mira – Nuk ka asnjë dyshim.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












