Kosova
Arsyetimi i Listës Serbe për dështimin e zgjedhjeve në veri
Pas përfundimit të procesit të votimit në veri për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë, ka reaguar Lista Serbe.
Përmes një postimi në Facebook, subjekti i kontrolluar nga Beogradi ka pranuar se kanë pasur ndikim për të pamundësuar pjesëmarrjen e lirë të qytetarëve serbë në votime, transmeton albinfo.ch.
“E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë.”
LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.
“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi.”
“Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë lista serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veri e Kosovës sot”, shkruhet në reagim.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












