Lajme
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Prioritetet e tij janë ekonomia dhe puna, si dhe mundësia për të krijuar secili një jetë më të mirë
Më 24 nëntor 2024 landi (republika) Steiermark mban zgjedhjet parlamentare, e njohur në Austri si „Steirische Landtageswahl“. Art Julius Aurel, kosovari 32-vjeçar, kandidon në Listën 1 për Volkspartei-n Steiermark në ekipin e Landeshauptmann-it Christopher Drexler. Ai shpreson të arrijë një rezultat të lartë të votave për të përfaqësuar më fuqishëm komunitetin shqiptar në parlamentin e këtij rajoni.
Aurel erdhi në Graz nga Kosova kur ishte tetë vjeç dhe i njeh sfidat e integrimit nga përvoja e tij. Sot, pas një kualifikimi profesional dhe studimeve në Universitetin Karl-Franzens, ai angazhohet për një Steiermark, ku të gjithë njerëzit, pavarësisht origjinës së tyre, kanë mundësi për sukses ekonomik dhe përfshirje shoqërore.

Prioritetet e tij janë ekonomia dhe puna, si dhe mundësia për të krijuar secili një jetë më të mirë. „Për shumë njerëz në komunitetin tonë dhe përtej tij, puna nuk është vetëm burim të ardhurash, por edhe dinjitet dhe një hap drejt integrimit“, thotë Aurel për albinfo.at. Ai thekson se sa e rëndësishme është që emigrantët të kenë mundësi të ndershme për t’u integruar profesionalisht dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.
Prej tre vjetësh Aurel-i punon si asistent parlamentar dhe ka fituar përvoja të vlefshme mbi proceset politike dhe vendimmarrjen. „Kjo përvojë më ka treguar se masat konkrete për stabilitet ekonomik dhe promovimin e vendeve të punës janë thelbësore – dhe se ato krijojnë perspektiva, sidomos për të rinjtë“, thotë Aurel.
Përmes angazhimit të tij, Aurel-i dëshiron të sigurojë që Steiermark-u të mbetet një vend ku njerëzit e çdo origjine mund të ndërtojnë një jetë të mirë. Me një rezultat të fortë të votave, ai shpreson të përfaqësojë komunitetin shqiptar dhe të gjithë ata që mbështesin një Steiermark të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes në “Landtag”.
Për ta mbështetur Aurelin, votoni Listën 1 dhe shkruani emrin e tij – Aurel – në fletën e votimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë!
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










