Ekspozita
Arti, në ndërveprim me Inteligjencën Artificiale
Në aktivitetin që mbahet më 8 shkurt, artisti multimedial Shuk Orani flet paraqitet me një avatar për temën "Inovacioni përmes artit dhe AI - Si ndikon inteligjenca artificiale në art?”
Një aktivitet artistik që do të zhvillohet në Hamburg, më 8 shkurt 2024, nga ora 17:00 deri në 20:00, i kushtohet ndërveprimit në mes të artit dhe Inteligjencës Artificiale. Arti është një pasuri e çmuar në shoqëri që ndryshon vazhdimisht dhe është pjesë e kulturës dhe identitetit tonë. Sa e ndikon drita përvojën tonë të një vizite në galeri dhe çfarë rëndësie ka inteligjenca artificiale në perceptimin dhe komunikimin e artit?
Eventi me emrin @ercolighting ju fton të bëni një ekskursion në botën e larmishme të mundësive dhe ofron një pamje të gjerë të temës me dy leksione nga folës që ndryshojnë shumë mes vete, shkruan albinfo.ch. Kështu, Matthew Cobham (ERCO Cluster Manager Culture) flet për temën “Drita si një mjet i gjithanshëm për marketingun e artit” (në anglisht) ndërsa artisti multimedial Shuk Orani @shuk_orani flet me një avatar për temën “Inovacioni përmes artit dhe AI – Si ndikon inteligjenca artificiale në art?”.
Siç e konfirmon për albinfo.ch edhe Shuk Orani, njëri nga autorët e projektit, artisti tashmë i njohur shqiptar që krijon në Hamburg, Gjermani, bëhet fjalë për më shumë se një projekt artistik. “Përtej artit, këtu kemi të bëjmë edhe me një inovacion, i cili mund të shërbejë jo vetëm në fushë të artit, si në ekspozita dhe evente të tjera artistike, por mund të jetë i dobishëm edhe për veprimtari të tjera, në prodhim e biznes”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër













