Integrimi
Artistë nga Zvicra prezantojnë ekspozitën “Artplisi” në Vinarium Gentius
Nga 13 shtatori deri më 23 nëntor 2025, në ambientin e mrekullueshëm të Weinkeller Vinarium Gentius do të hapet ekspozita “Artplisi”.
Në këtë hapësirë të veçantë, ku muret historike takohen me dritat e ngrohta dhe verërat e përzgjedhura, veprat artistike do të marrin një jetë të re, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
“Artplisi” përfaqëson larminë, takimin dhe gëzimin e shprehjes kreative, duke e gjetur këtu vendin e tij ideal. Vizitorët do të kenë mundësi të frymëzohen nga artet pamore, të shijojnë një gotë verë dhe të kalojnë çaste të paharrueshme mes artit dhe miqësisë.
Në ekspozitë do të marrin pjesë artistët nga Zvicra:
Dussi Sadriji
Marigona Toma
Dorina Ukgjini
Fjolla Shahini
Kalteina Kastrati
Bedrije Hamiti
Jalldeze Mustafa
Juliana Funk
13 shtator – 23 nëntor 2025
Weinkeller Vinarium Gentius
Oltnerstr. 4 5012 Schönenwerd
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Shtator 2025
- Ora17:00
- LokacioniWeinkeller Vinarium Gentius Oltnerstr. 4 5012 Schönenwerd
- Data e përfundimit23 Nëntor 2025 - 22:00
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













