Shqipëria
Artistë shqiptarë dhe austriakë këndojnë për Shqipërinë
Shfaqja “Singing for Albania” u iniciua dhe organizua nga z. Lami Cunaku dhe soprano Celia Sotomayor, me mbështetjen dhe kontributin e Znj. Sylvia Moser dhe stafit të saj
Solidarizimi me familjet e viktimave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe mbështetja për Shqipërinë e goditur nga ky tërmet, mblodhi në Palias Auersperg, në Vjenë, përfaqësues të diasporës shqiptare në Austri, miq austriakë të vendit tonë si dhe të ftuar nga trupi diplomatik.
Shfaqja “Singing for Albania” u iniciua dhe organizua nga z. Lami Çunaku dhe soprano Celia Sotomayor, me mbështetjen dhe kontributin e zj. Sylvia Moser dhe stafit të saj.
Për më shumë se një orë, të pranishmit ndoqën programin e pasur artistik me muzikë shqiptare dhe të huaj në interpretim të një numri të madh artistësh të muzikës klasike.
Bëhet fjalë për: Flaka Gorancin, Lorika Ismailin, pianistin Menan Berveniku dhe pianisten Eun Ju Lee, pastaj sopranon Milena Arsovska e Maida Karišik, mezzosopranon Nathalie Winogradow, tenorët Fernando Arguetta e Valentin Trandafir, kitaristin Ronen Nissan, sopranon Katrin Targo, violinistin Tedi Tola, Manfred Loydolt, sopranot Isabella Kuwss e Alexandra Matloka, tenorin Max von Lütgendorff e baritonin Michael Pinsker, si dhe dirigjentin Pietra Giacalone, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Austri, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e përshëndetjes, Ambasadori Roland Bimo, edhe në emër të Ambasadorit të Kosovës, z. Sami Ukelli, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar ndaj popullit shqiptar, e në mënyrë të veçantë të gjithë artistët për kontributin e tyre në sensibilizimin e opinionit dhe të mbledhjes konkrete të ndihmave financiare për të prekurit nga tërmeti.
Mirënjohje e falënderime për zj. Sylvia Moser, si dhe të gjithë ata që u angazhuan për zhvillimin me sukses të koncertit të bamirësisë „Singing for Albania”, thuhet në fund të fjalës së ambasadorit Bimo.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025
















