Muzikë
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu shkëlqejnë në Operën e Vjenës me “Madama Butterfly”
Interpretimi i dy artistëve shqiptarë në këtë skenë ikonike, një tjetër moment i rëndësishëm i afirmimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare
Në skenën e Wiener Staatsoper, një prej teatrove më prestigjioze të operës në botë, sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu interpretuan rolet kryesore në operën Madama Butterfly të kompozitorit Giacomo Puccini, duke shënuar një nga mbrëmjet më të spikatura të sezonit operistik në kryeqytetin austriak.
Në këtë produksion të regjisorit të ndjerë Anthony Minghella, Jaho interpretoi rolin e Cio-Cio-San me intensitet emocional dhe finesë vokale që e kanë bërë këtë personazh një nga identitetet më të njohura të karrierës së saj ndërkombëtare. Interpretimi i saj u prit me ovacione nga publiku vjenez.
Përkrah saj, në rolin e Pinkertonit, Pirgu solli një interpretim të rafinuar vokalisht dhe të balancuar skenikisht, duke konfirmuar statusin e tij si një nga tenorët më të rëndësishëm të brezit të tij në skenat ndërkombëtare.
Shfaqja u drejtua nga dirigjenti italian Marco Armiliato, ndërsa seria e shfaqjeve të Madama Butterfly në Wiener Staatsoper zhvillohet nga 7 deri më 17 mars 2026.
Interpretimi i dy artistëve shqiptarë në këtë skenë ikonike përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm të afirmimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare të operës.
Fotografitë: © Stephan Brückler
Im Bild:
Ermonela Jaho (Cio-Cio-San)
Stephanie Maitland (Suzuki)
Saimir Pirgu (Pinkerton)
Attila Mokus (Sharpless)
Matthäus Schmidlechner (Goro)
Ensemble
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve Swiss Airlines ende ka një numër shumë të madh stjuardesash dhe pilotësh. Për këtë arsye, kompania... -
Abuzime seksuale ndaj fëmijëve në transmetime live: hetime që përfshijnë edhe qytetarë zviceranë -
Adoleshenti spërkat sprej me piper – 45 nxënës të prekur -
Aeroplani zviceran u godit nga rrufeja dhe u detyrua të devijonte fluturimin -
Shefi i bankës Julius Baer merr 10 milionë franga më shumë se ai i UBS


















