Lifestyle
Artisti kinez, Ai Weiwei, prezanton në Australi veprën e tij
Artisti dhe disidenti kinez, Ai Weiwei, e ka prezantuar veprën e tij më të re, e cila karakterizohet nga një anije prej gome 60 metra, që mban më shumë se 300 figura anonime.
Me këtë vepër artisti kinez shpreson të sjellë në vëmendje gjendjen e refugjatëve anembanë botës, përcjell albinfo.ch.
Projektuar fillimisht për Galerinë Kombëtare të Pragës, vepra me titull ‘Ligji i udhëtimit’ është pjesa kryesore e Bienales së Sidneit dhe është bërë nga materiali i ngjashëm me atë të përdorur për prodhimin e anijeve që mbanin refugjatë në Detin Mesdhe.
“Edhe pse jetojmë në një botë shumë paqësore në Australi, ende nuk mund të veçojmë vuajtjen dhe jetën tragjike të njerëzve në botë”, ka thënë Weiwei. Vepra e artit është instaluar në ishullin Cockatoo. Artisti kinez po qëndron në Australia për të promovuar dokumentarin e tij ‘Human Flow’.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











