Kosova
Artisti nga Kosova merr çmim nga Akademia e Arteve në Berlin
Akademia e Arteve në Berlin ka ndarë Çmimin për Arte Vizuale për artistin nga Kosova, Petrit Halilaj. Institucioni vlerëson se Halilaj këtë vit duhet të jetë laureat i këtij çmimi si një artist që vazhdimisht hulumton të kaluarën personale e kolektive, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Juria në përbërje të kuratorit Sam Bardaouil, artistëve Bjorn Melhus dhe Corinne Wasmuht, ka zgjedhur që Halilaj të jetë fituesin e sivjetshëm. “Nëpërmjet instalacioneve hapësinore gjithëpërfshirëse, shpesh të ngulitura në përvojën e tij të luftës dhe shpërnguljes, dhe nganjëherë duke përfshirë materiale nga vendlindja e tij, Halilaj hulumton identitetin kulturor, nocionet e kombësisë dhe trashëgimisë, si dhe idetë e kujtimeve personale e kolektive dhe ato të lirisë”, shkruhet në arsyetimin e jurisë, raporton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Vetë artisti është ndarë i kënaqur me vlerësimin nga juria. “Si artist, kam besuar gjithmonë se ekspozitat kanë potencialin për të riformuar historinë, përfshirë historitë personale dhe kolektive. Nëpërmjet punës sime gjithmonë jam përpjekur të krijoj botë komplekse që sfidon strukturat ekzistuese të pushtetit dhe i bën hapësirë lirisë, dëshirës dhe intimitetit e identitetin”, ka thënë ai, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Akademia për arkitekturë ia ka ndarë çminim Xu Tiantian për muzikë Joanna Bailie, për letërsi Barbi Markoviq, për arte performuese Marcel Kohler, kurse për film Nelly Quettier.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












