Kosova
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid
Bëhet e ditur se aktorja e njohur kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj në filmin “Pikë Uji”, përcjell albinfo.ch.
Ky vlerësim vjen si rezultat i një interpretimi të fuqishëm dhe emocional në një nga filmat më të përfolur shqiptarë të vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit përmes një komunikimi zyrtar, ku thuhej: “Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”
Në filmin “Pikë Uji”, me skenar dhe regji të Robert Budinës dhe me producenten Sabina Kodra, Pallaska luan rolin kryesor të Aidës, një zyrtare bashkie dhe nënë që përballet me një krizë të thellë familjare dhe morale kur djali i saj akuzohet për një krim të rëndë. Roli kërkon ndërlikim emocional dhe përballje me dilema të forta etike, të cilat Gresa Pallaska i sjell në ekran me ndjeshmëri dhe intensitet të rrallë.
Ky çmim shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për aktoren, por edhe për kinemanë shqiptare në tërësi, duke e vendosur atë në hartën e vëmendjes ndërkombëtare.
Pallaska mbetet një nga figurat më të angazhuara në skenën artistike shqiptare dhe roli i saj në “Pikë Uji” forcon më tej pozicionin e saj si një nga aktoret më të vlerësuara të kohës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












