Kosova
ASHNA: Nuk ka pasur vjedhje të radarëve në aeroportin e Prishtinës
Në 24 orëshin e raportimeve të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve në Aeroportin e Prishtinës. Nga ky raport ka reaguar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), e cila ka njoftuar se nuk ka ndodhur vjedhje e pjesëve të radarëve dhe asnjë lloj vjedhjeje në këtë institucion, transmeton albinfo.ch.
ASHNA përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë.
“Ky sqarim vie pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti. Edhe njëherë ASHNA sqaron për opinionin publik se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë, ku vetëm sot janë të planifikuara mbi 50 operime në ASHNA”, thuhet në statusin e tyre të publikuar në Facebook.
Nga ana tjetër, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civilë të paketuar.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 27 janar, ndërsa raportimi është bërë të premten.
“27.01.2021-NN. Më 29.01.2021 nga Njësitet Doganore është raportuar se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor”, thuhet në raportin 24 orësh.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













