Lajme
Ashton ia arriti qëllimit: Bashkoi Thaçin e Daçiqin
Chaterine Ashton ka “pajtuar” Thaçin e Daçiqin.Dy kryeministrat ia kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit
Dy politikanët me ngarkesë më të madhe urrejtjeje në Ballkan, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq ia kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit në një takim në Bruksel. Dy kryeministrat janë takuar pas një iniciative të përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Chaterine Ashton
Kjo e fundit kishte ftuar në Bruksel dy kryeministrat, me qëllim që t’i ofrojë Prishtinë dhe Beogradin për nisjen e një vale të re të negociatave. Takimi i sotëm, ndërkaq është cilësuar edhe takimi i parë i dialogut Prishtinë-Beograd.
“Takimi i sotëm vjen pas takimeve që zhvillova në New York me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Thaçi. Pas takimeve të ndara me ta, udhëhoqa një takim të përbashkët në zyrën time, i cili u mbajt në një atmosferë të mirë dhe konstruktive”, ka thënë baronesha Ashton. “Kryeministrat i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, sepse kështu parashikon protokoli ynë”, deklaroi një burim nga zyra e Ashton, citon DW. Sipas burimeve diplomatike, takimi i parë mund të shërbejë vetëm si sinjal për fillimin e një procesi i cili mund të zgjatë relativisht shumë. Baronesha Ashton, ndërkaq do të jetë udhëheqëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Ne u pajtuam që ta vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, ndërsa të dytë u zotuan për bashkëpunim. Do të takohemi prapë së shpejti”, citojnë mediat e Prishtinës baroneshën Ashton. Ndërkaq në deklaratën e përbashkët thuhet se dialogu është në interesin e të dyja palëve. “Qëllimi i tij është të përmirësohet jeta e njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve e, duke e bërë këtë, ta sjell Serbinë e Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Ashton.
Ky është takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryeministrave. Në të kaluarën ata kanë përfaqësuar dy vijat ekstreme. Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Ivica Daçiq ka qenë këshilltar dhe zëdhënës i ish-presidentit Sllobodan Milloshevq.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












