Lajme
Ashton vjen në Kosovë me marrëveshjen e parë
Mund të sjellë marrëveshjen e parë që del nga dialogu i drejtëpërdrejtë i filluar në mars të këtij viti midis Kosovës dhe Serbisë
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton të premten në Prishtinë, mund të sjellë marrëveshjen e parë që del nga dialogu I drejtëpërdrejtë i filluar në mars të këtij viti midis Kosovës dhe Serbisë.
Të enjten, shefja e diplomacisë së BE-së, do të takohet në Beograd me presidentin serb Boris
Tadiq dhe një ditë më vonë në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjatë kësaj vizite, atë do shoqërojë këshilltari i saj politik, Robert Cooper, të cilin ajo e ka caktuar si ndërmjetësues të dialogut.
Mediat kosovare raportuar se Ashton synon që të shtyjë palët drejt marrëveshjeve për çështjet e tjera që janë diskutuar në Bruksel, ndërsa marrëveshja për lëvizje të lirë të qytetarëve midis dy shteteve mund arrihet gjatë kësaj jave.
Në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë në territorin serb me dokumente aktuale me siglën “Republika e Kosovës”.
Po ashtu edhe shefja e delegacionit të Kosovës në këtë dialog me Serbinë, Edita Tahiri, pas raundit të katërt të dialogut, që është mbajtur javën e kaluar në Bruksel, ka paralajmëruar një zgjidhje të shpejtë për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Serbi.
Ndërkohë, shefi i ekipit serb në dialogun me Prishtinën, Borislav Stefanoviq ka thënë se nuk është ndryshuar politika shtetërore në lidhje me Kosovën dhe ka shfaqur bindjen se problemi midis Prishtinës dhe Beogradit do të ketë zgjidhje të përhershme dhe do të zhbllokohet rruga e Serbisë dhe rajonit për në BE.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovën nuk mund assesi t’i realizojnë projeksionet e tyre pas marrëveshje me Beogradin dhe se në fund, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të ketë zgjidhe të përhershme të çështjes së Kosovës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












