Shkurt.ch
Asistentët e mjekëve, të mbingarkuar
Asistentët e mjekëve janë ankuar që po punojnë shumë. Si rezultat i kësaj pakënaqësie ata kanë paraqitur një peticion. Për dhjetë vjet është në fuqi ligji i punës për mjekët dhe asistentët e tyre. Kjo do të thotë se ata nuk janë të lejuar të punojnë mesatarisht më shumë se pesëdhjetë orë në javë. Një […]
Asistentët e mjekëve janë ankuar që po punojnë shumë. Si rezultat i kësaj pakënaqësie ata kanë paraqitur një peticion.
Për dhjetë vjet është në fuqi ligji i punës për mjekët dhe asistentët e tyre. Kjo do të thotë se ata nuk janë të lejuar të punojnë mesatarisht më shumë se pesëdhjetë orë në javë. Një studim i porositur nga shoqata e personelit mjekësor „VSAO” tregon se për shtatëdhjetë për qind të asistentëve këto kërkesa nuk janë përmbushur. Ata punojnë shumë më tepër.
Por ka përjashtime. Në spitalin Muri (AP) situata është përshkallëzuar javët e fundit. Asistentët mjekësorë u kthyen me zemërim ndaj sindikatës, sepse ata duhet të punojnë më shumë se sa është e lejuar, në raste ekstreme 17 ditë. E kjo është e paligjshme. Kodi i Punës lejon një maksimum prej shtatë ditë rresht të jetë në shërbim të pacientëve një asistent i mjekut. Drejtori i spitalit , Marco Beng, ka thënë në emisionin e SRF “Rundschau” se një veprim i këtillë ishte gabim.
Një studim konstaton se mjekët të cilët kanë punuar për më shumë se dhjetë orë, janë në të njëjtën gjendje sikur të kenë 0.8 promila të alkoolit në gjak.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












