Kosova
ASK: Rritje e çmimeve të produkteve të konsumit
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%); veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3,6%); bukë dhe drithëra (3,1%); duhan (2,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%); prodhime ushqimore (2,1%); shërbime hoteliere (1,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1,8%); pajisje shtëpiake (1,5%); mish (1,4%); energji elektrike (0,9%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (0,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,2%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (8,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,9%); energji elektrike (2,3%); pemë (1,8%); mish (0,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,7%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK.
Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











