Futboll
Askush nuk e priste, ekipi i Luksemburgut në grupet e Ligës së Evropës
Falë dy golave të shënuar nga Danel Sinani, ekipi F91 Dudelange është klubi i parë i Luksemburgut që është kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Evropës. Tani, ekipin e presin kundërshtarë më të mëdhenj
Në minutën 51 praktikisht gjithçka kishte përfunduar. Trajneri i ekipit rumun Clujs Antonio Oliveira da Silva, tundi kokën në shenjë mosbesimi, ndërsa futbollisti Danel Sinani me dorën në gojë bëri një gjest fitoreje, sikur të ketë pirë alkool.
Për 21-vjeçarin, kjo ishte përgjigje për mediat rumune, të cilat mesfushorin e kishin certifikuar përpara ndeshjes së dytë të play-off për Ligën Evropiane të futbollit, si problematik me pijet, përcjell albinfo.ch.
Edhe më e rëndësishme: Vetëm para festës së tij, ai e kishte tundur rrjetën e CFR Cluj me një top nën traversë, që i përmbysi të gjitha shpresat e tifozëve vendas. Vetëm tre minuta më vonë, Sinani shënoi për rezultatin 2:0. Përderisa tifozët e F91 nuk e dinin akoma se ku do ta festonin këtë fitore të madhe, trajneri Dino Toppmöller dhe lojtarët e tij tashmë kishin filluar përqafimin dhe po festonin.
Tani heronjtë e futbollit, F91 Dudelange mund të presin raundin kryesor të Ligës së Evropës. Me padurim po pritet pasditja e së premtes në Nyon të Zvicrës, ku ky ekip do të presë kundërshtarë të profilit të lartë të tilla si Arsenal, Chelsea, Olympique Marseille, AC Milan apo Sporting Lisbonë. Me këtë rast, Sinani do të ketë mundësinë që të lartësohet në një futbollist të kalibrit të madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












