Futboll

Asllani në top formë, vazhdon me gol në Bundesligë

Për Fisnik Asllanin ishte goli i nëntë këtë edicion, duke konfirmuar formën e lartë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon me formë të lartë në Bundesligën gjermane.

Asllani shënoi për Hoffenheim ndaj Mainz, ku skuadra e tij pësoi humbje.

Për Asllanin ishte goli i nëntë këtë edicion, duke konfirmuar formën e lartë.

Albian Hajdari ishte nga fillimi, kurse Leon Avdullahu hyri në lojën në minutën e 61-të.