Shkurt.ch
Asnjë gjurmë nga fëmijët shqiptarë
Tashmë një vit, shqiptarja 27-vjeçare Anila Nela, me vendbanim në Wels të Austrisë, ende nuk i ka parë fëmijët e saj Isën (6) dhe Mirjetën (4). Pasi martesa e dhunshme ishte shkurorëzuar, Gjykata austriake ia kishte dhënë të drejtën për përkujdesje nënës, ndërsa babai së shpejti zhduket me fëmijët, pa lënë ndonjë gjurmë.
Familja shqiptare e babait të fëmijëve, i cili është i pajisur me shtetësi austriake, ka jetuar rreth 20 vite në rrethinën e Wels-Land. Gjatë vitit 2004, ai ishte martuar me shqiptaren Anila Nela dhe e dërgon ate në vendlindjen e re. Jetën në familjen myslimane shqiptare, gruaja shqiptare e përshkruan si në burg: „Unë nuk guxoja jashtë familjes me askend të flas, nuk guxoja të punoja e as të mësoja gjuhën gjermane.
Unë duhej të kujdesesha vetëm për shtëpinë dhe fëmijët“, rrëfen për „Nachrichten“ austriake, shqiptarja 27-vjeçare. Duke u përpjekur në emancipimin e saj, konflikti i saj me burrin dhe vjehrrit zgjerohej gjithnjë e më shumë.
Në muajin maj të vitit 2008, asaj i merren dokumentet dhe nga anëtarët e familjes dërgohet në vendlindjen e vjetër shqiptare. Në muajin nëntor të të njëjtit vit, Anila arrin të kthehet në Austri dhe të vendoset në një strehimorë të grave në Wels, ku e merr ndihmën e duhur juridike, më pas gjen punë dhe banesë personale.
Pas largimit të gruas, burri ka parashtruar në Gjykatë kërkesën për të fituar të drejtën për përkujdesje ndaj fëmijëve, me arsyetim se bashkëshortja e tij e kishte „lënë“. Në vendimin e Gjykatës, përshkruhet qartë karakteri i martesës së dhunshme të gruas në një rreth të dukshëm islamik tradicional të Kosovës, në të cilin martesa nuk ishte aspak e lumtur.
Pak ditë para marrjes së vendimit gjyqësor në lidhje me dhënien e të drejtës për përkujdesje ndaj fëmijëve, në vjeshtën e vitit të kaluar, shqiptari ishte zhdukur me fëmijët pa lënë asnjë gjurmë. Aktualisht, policia është duke hetuar në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve, ndërsa hetimi përmes Interpolit, nuk ka dhënë rezultate të duhura.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












