Kosova
Asnjë shtetas shqiptar i lënduar në Izrael
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se “Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit”, përcjell albinfo.ch.
“Ne qëndrojmë pa u lëkundur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan ministri në rrjetet sociale.
Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ndërsa bëri të ditur se sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601″, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së. Më shumë se 100 persona janë plagosur në Izrael për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës kundër zonave jugore dhe qendrore të vendit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










