Kosova
Asociacioni i Gazetarëve: Të mos pengohen gazetarët gjatë zgjedhjeve
AGK kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet dhe partitë politike në Kosovë që mos t’i pengojnë gazetarët në punën e tyre gjatë procesit të zgjedhjeve. Reagimi i AGK-së vjen pasi ekipi i televizionit 21 është penguar në Obiliq për të marrë informacione rreth ecusirës së procesit të votimit.
Informatën për AGK-në e ka bërë të ditur gazetarja Fitore Ademi e cila ka thënë se ekipi I televizionit nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve të qendrës së votimit.
“Në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ekipi i RTV21 u pengua që të përcjell procesin zgjedhor. Ne nuk e dimë nëse drejtuesit e kësaj qendre kanë ndjekur trajnimet e KQZ-së apo kanë dashur të fshehin diçka nga syri i kamerës sonë, por, kërkesa jonë për autoritetet përgjegjëse është që ta hetojnë këtë rast”, ka thënë gazetarja Ademi.
Duke ju referuar këtij rasti, AGK dënon veprimin e menaxherit, kryesuesit të kësaj qendre të votimit si dhe fjalorin përdorur ndaj kolegëve Fitore Ademi si dhe kameramanit Sahit Kokolli.
“AGK kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi. Po ashtu AGK, kërkon nga kolegët që të raportojnë çdo pengesë që ju bëhet në punën e tyre në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si dhe në Policinë e Prokurori që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit të votimit”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












