Lajme
Asociacioni kufizon sovranitetin e Kosovës
Me këtë Asociacion nuk po krijohet një “Republika Srpska” në Kosovë, por një sovranitet i kufizuar në një pjesë të territorit të vendit, tha Mjako
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko e konsideron jo funksional themelimin Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai thotë me këtë Asociacion nuk po krijohet një “Republika Srpska” në Kosovë, mirëpo “është një eksperiment që prodhon një sovranitet të kufizuar në një pjesë të territorit të vendit”.
Majko, i cili njëherësh është deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë gjatë një interviste për “Zëri” thotë se Serbia po kërkon ta ruajë influencën e vendimmarrjes në Kosovë, duke kërkuar që përveç shtetit serb të garantojë një “hapësirë” të interesave të veta në një hapësirë që është më e madhe sesa territori ku ushtron sovranitet.
Majko, ka folur edhe për ushtrinë e shtetit më të ri në Evropë, duke thënë se ky shtet do t’i formalizojë forcat e veta të armatosura, ndërsa e kundërshton çdo mundësi se me marrëvesjete fundit në Bruksel, e veçanërisht me Aasociacionin e Komunave serbe Koosva bëhet më pro-evropiane.
Majko flet edhe për Luginën e Preshevës dhe Asociacionin e shqiptarëve atje. Ai thotë se shqiptarët në Luginë meritojnë më shumë mbështetje nga Prishtina e Tirana.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025













