Lajme
Asociacioni Shëndetësor i Zvicrës, vizitë në Kosovë
6 anëtarë të kryesisë së Asociacionit të profesionistëve shëndetësorë të Zvicrës do të vizitojnë Kosovën nga 20 deri më 22 qershor
Ideja për themelimin e Asociacionit të profesionistëve Shëndetësorë në Zvicër lindi gjatë punëtorive të organizuara nga projekti ‘Diaspora për Zhvillim’ mbi Sistemin Shëndetësor, të cilat u mbajtën në Zvicër dhe Kosovë gjatë vitit 2012.
Një grup prej 3 profesionistëve shëndetësorë u angazhuan për identifikimin e profesionistëve shëndetësorë shqiptarë në Zvicër.
Qëllimi ishte lobimi tek ata për t’iu bashkangjitur thirrjes për themelimin e një asociacioni të përbashkët të profesionistëve shëndetësorë, i cili ka për qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për transferimin e njohurive dhe eksperiencave në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale nga Zvicra në Kosovë, thuhet në një njoftim të “Diaspora për Zhvillim”.
Si rezultat më 9 mars 2013 u themelua Asociacioni i Profesionistëve Shëndetësorë në Zvicër, i cili numëron rreth 100 profesionistë shëndetësorë të fushave të ndryshme.
Për të krijuar lidhje me institucione dhe organizata shëndetësore dhe asociacione simotra, 6 anëtarë të kryesisë së Asociacionit do të vizitojnë Kosovën nga 20 deri më 22 qershor.
Gjatë kësaj vizite dy ditore në Kosovë ata do të takohen me Ministrinë e Shëndetësisë atë të Diasporës, do të vizitojnë Qendrën Emergjente të QKUK-së, Asociacionin e mjekëve familjarë, Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, Qendrën e Edukimit të vazhdueshëm Profesional, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë si dhe asociacionet simotra në Kosovë, duke përfshirë edhe një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ndërsa ditën e dytë ata do të mbajnë një punëtori me pjesëtarët e institucioneve të shëndetësisë si dhe mirëqenies sociale si dhe asociacioneve simotra në Kosovë për t’i njoftuar me qëllimet e asociacionit si dhe për t’i elaboruar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, thuhet në njoftimin e DvD-së
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












