Shkurt.ch
Ateistët paguajnë rrogat e priftërinjve!
Përmes tatimeve kantonale që i paguajnë të gjithë qytetarët, financohen, mes tjerash edhe pagat e njerëzve të zotit
Sado ateist që të deklarohesh, edhe ti merr pjesë në financimin e rrogave të priftërinjve! Kështu është e rregulluar kjo çështje në Zvicër, përmes tatimeve kantonale që i paguajnë të gjithë qytetarët, financohen, mes tjerash edhe pagat e njerëzve të zotit. Pra, edhe ata që nuk i takojnë asnjërës kishë të Zvicrës u kontribuojnë këtyre kishave.
Një grua nga kantoni i Bernës, e cila kishte hequr dorë nga përkatësia Kishës evangjeliste të reformuar, ishte ankuar kundër detyrimit për të paguar taksën kishtare. Ajo kishte kërkuar po ashtu që të mos i ndalohej pjesa që përmes taksës kantonale shkon në buxhetin për financimin e personelit kishtar.
Por, Gjyqi Federal në Lozanë ka marrë vendimin sipas të cilit edhe ata që nuk i takojnë asnjë religjioni, janë të detyruar të paguajnë taksat në fjalë. ky detyrim nuk bie në kundërshtim me lirinë e besimit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












