Kosova
ATK, trend pozitiv i të hyrave
Brenda pesë muajve mbledh 35 milionë euro
Sot, institucioni i ATK-së, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka vazhduar trendin e mbledhjes së të hyrave, duke tejkaluar pritshmëritë edhe në maj.
“Krahas planit për periudhën janar-maj 2022 janë mbledhur 35.6 milionë euro, apo 12.8% më shumë se projeksioni. Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shumë aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit”, thuhet në njoftim.
Të gjitha këto aktivitete, përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat edhe nëse krahasojmë më periudhën e njëjtë 2021, ku kemi rritje për 70.2 milionë euro, apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro.
ATK po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vetëdeklarim kanë arritur të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












