Lajme
ATM-të nëpër Evropë: Ku ndodhen Zvicra, Kosova e Shqipëria
Suedia p.sh. po lëviz me shpejtësi drejt një ekonomie pa para në dorë, dhe si rrjedhojë nuk u nevojiten shumë ATM-të
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria ka numrin më të ulët në Evropë të ATM-ve (Automated Teller Machine), apo makinerive që ju lejojnë të tërhiqni paratë nëpërmjet një karte.
Të matura për 100 mijë banorë, Shqipëria ka 30 ATM, që është gati gjashtë herë më e ulët se në Austri, shteti që mban rekord në Evropë.
Nga vendet e tjera të rajonit, numër të ulët ka Kosova, me 35 ATM për 100 mijë banorë, Serbia (49), Bosnja (55), Maqedonia (60) Mali i Zi (87), transmeton Monitor.
Ironikisht, Shqipëria, që është një nga vendet me përdorimin më të lartë të parasë cash në Evropë, ka nivele të ngjashme ATM-je me shtetet që po tentojnë të heqin fare paranë cash nga qarkullimi si p.sh. Suedia, Finlanda, apo Norvegjia, përcjell albinfo.ch.
Suedia p.sh. po lëviz me shpejtësi drejt një ekonomie pa para në dorë, dhe si rrjedhojë nuk u nevojiten shumë ATM-të. Pyetini njerëzit se sa shpesh blejnë me para në dorë dhe përgjigja është pothuajse kurrë, shkruajë mediat suedeze.
Rreth 95% e blerjeve të grupmoshës 18-24 vjeç janë me një kartë debiti ose me një aplikacion telefoni të quajtur Sëish, një sistem pagesash që është krijuar nga banka më e madhe suedeze.
Austria ndodhet në vendin e parë në Evropë me 168.9 ATM për 100 mijë banorë, derisa Zvicra ndodhet në vendin e nëntë me 99 ATM.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













