Lajme
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit Schallaburg në rrethin e Melkut, ku një autobus me 55 pasagjerë u përplas me një kamion. Si pasojë e përplasjes, shoferi i autobusit u plagos rëndë, ndërsa dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, shkruaj ORF, transmeton albinfo.ch.
Sipas Philipp Gutlederer nga Shërbimi i Emergjencave i Austrisë së Poshtme, përplasja ndodhi pak para orës 21:00, për arsye ende të panjohura. Autobusi i mbushur me pasagjerë u përplas me pjesën e pasme të kamionit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të automjetit.
Zjarrfikësit përdorën pajisje të rënda për të liruar shoferin, i cili ishte bllokuar në kabinën e dëmtuar. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkaq, dhjetë pasagjerë të plagosur lehtë u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor, transmeton albinfo.ch.
Pasagjerët e tjerë, të cilët nuk u lënduan fizikisht, por përjetuan tronditje emocionale, u morën në kujdes nga Ekipi i Ndërhyrjes në Kriza i Kryqit të Kuq. Kujdesi psikosocial zgjati deri në mbërritjen e autobusëve zëvendësues, të cilët u angazhuan për t’i transportuar më tej udhëtarët.
Për shkak të aksidentit, autostrada A1 u mbyll përkohësisht në zonën e ngjarjes. Në operacionin e gjerë të shpëtimit u përfshinë disa njësi zjarrfikëse, policia e autostradave, si dhe ekipet e urgjencës së Austrisë së Poshtme.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












