Lajme
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
Pas të shtënave në Graz, Të Gjelbrit në Austri po ushtrojnë presion që ligjet për armët, të shpallura nga qeveria, të shtrëngohen sa më shpejt. Ata paralajmërojnë se nga momenti i njoftimit është rritur ndjeshëm numri i shitjeve të armëve, me më shumë se 21 mijë armë që pritet të hyjnë në qarkullim përpara një votimi të mundshëm në tetor, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk duam liri për armët, por liri nga armët”, tha udhëheqësja e partisë, Leonore Gewessler, për agjencinë APA. Sipas saj, kush nuk ka nevojë për armë, nuk duhet ta marrë, ndërsa ata që kanë nevojë duhet të kontrollohen “rregullisht dhe me mençuri”.
Masat e kërkuara nga Të Gjelbrit përfshijnë:
ngritjen e moshës minimale për posedim armësh në 25 vjeç
rregulla të sakta për ruajtjen e sigurt të tyre
ndalim të përhershëm për individët e rrezikshëm
shkëmbim të detyrueshëm të informacionit mes autoriteteve
si dhe një program gjithëpërfshirës për kthimin e armëve të paligjshme
Ndërkohë, SPÖ ka kërkuar që kufizimet e reja të vlejnë edhe për blerjet e bëra muajt e fundit, ndërsa ÖVP është shprehur kundër një ndalimi me efekt prapaveprues.
Një datë për mbledhjen e Komitetit të Brendshëm, i cili u vendos të qëndrojë aktiv edhe gjatë pushimeve parlamentare, nuk është caktuar ende, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj Meqenëse i refuzoi maces së saj, Felix, një operacion të nevojshëm urgjent në vitin 2024, një... -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës













