Lajme
Austri: Rama këndon “xhamadani vija vija”
Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”.
Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë shfaqet me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përcjella albinfo.at.
“Me shqipet në malet e Europës”, shkruan kryeministri. Pas prezantimit me ta, Rama u kërkon të rinjve që të këndojnë së bashku këngën patriotike të shqiptarëve, “xhamadani vija vija”.
Forumi Evropian Alpbach (EFA) është një organizatë dhe fondacion jofitimprurës austriake me seli në Vjenë, Austri.
Është më i njohur për organizimin e eventit me të njëjtin emër në fshatin Alpbach. EFA është një platformë ndërdisiplinore për shkencën, politikën, biznesin dhe kulturën me misionin e saj të cituar si “lidhja e vendimmarrësve ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët e shoqërisë me një audiencë të interesuar dhe të rinj të përkushtuar”.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











