Lajme
Austri: S’ka patentë shofer pa dëshminë e vaksinës
Në Austri nuk mund të merrni lejen e qarkullimit pa vaksinim kundër koronavirusit ose dëshmi që jeni i shëruar, ka njoftuar ÖAMTC, ARBÖ dhe shoqatat për autoshkolla, shkruan albinfo.at.
Që nga mesi i dhjetorit për t’u regjistruar në një autoshkollë si dhe për të ndjekur ligjëratat për lejen e qarkullimit në Austri duhet të paraqisni një certifikatë 2G.
“Për momentin, situata është e tillë, ata që nuk janë vaksinuar, nuk mund të marrin patentë shofer. Ky është sigurisht një kusht që nuk mund të jetë i përhershëm, sepse patenta e shoferit është një element shumë i rëndësishëm për të qenë në gjendje të lëvizësh si profesionalisht, ashtu edhe në jetën private”, thotë drejtori i ÖAMTC, Oliver Schmerold, përcjell albinfo.at.
Përjashtimi i vetëm është nëse dëshmoni prova që leje e qarkullimit tuaj është e domosdoshme për punën që e bëni.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











