Lajme
Austria dhe Zvicra lejojnë refugjatët ukrainas të udhëtojnë falas me transport publik
Refugjatë të shumtë ukrainas tashmë janë vendosur edhe në Austri dhe Zvicër, shkruan albinfo.at
Dita-ditës është duke u shtuar numri i refugjatëve ukrainas, të cilët kërkojnë strehim në shtetet evropiane. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se më shumë se gjysmë milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë. Refugjatë të shumtë ukrainas tashmë janë vendosur edhe në Austri dhe Zvicër, shkruan albinfo.at.
Për personat e ikur nga lufta në Ukrainë, këto dy shtete kanë mundësuar që refugjatët të përdorin transportin publik pa pagesë. Pas vendimit të Hekurudhave Federale Austriake (ÖBB) njëjtë ka vepruar edhe rrjeti i linjave të transportit publik në Vjenë (Wiener Linie). Kështu ka njoftuar Kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig. Gjatë kontrollit të biletave, refugjatët duhet të tregojnë vetëm dokumentet e tyre të udhëtimit në vend të një bilete, shkruan albinfo.at.
Po ashtu udhëtim falas për refugjatët ukrainas kanë ofruar edhe Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB). Refugjatët nga Ukraina mund të udhëtojnë falas në trenat zviceran. “Për momentin, SBB u mundëson njerëzve që kanë ikur nga Ukraina të udhëtojnë drejt destinacionit të tyre në Zvicër ose të kalojnë vendin me tren lehtësisht dhe pa pagesë. Kjo është në përputhje me vendimin e Këshillit Federal të marr me datën, 28 shkurt 2022, dhe në konsultim me Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM)”, njofton 20min.ch.
Përveç kësaj, edhe kompanitë telefonike në Austri si: A1, Drei, T-Mobil si dhe në Zvicër, kompania “Sunrise UBC” për të gjithë shtetasit ukrainas, kanë ofruar telefonata dhe mesazhe pa pagesë për të kontaktuar me miqtë dhe familjarët e tyre të cilët gjenden në zonat e luftës në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











