Shqipëria
Austria dhuron pako mjekësore për Shqipërinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se ka takuar Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Mnistren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler, të cilët kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh si dhe kanë dhuruar pako mjekësore për të ndihmuar Shipërinë, përcjell albinfo.ch. njoftimin nga Qeveria e Shqipërisë.
Ky është njofimi i plotë:
Sot, pavarësisht pandemisë COVID-19, prita në vizitë zyrtare, në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, znj. Karoline Edtstadler ????.
Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19!
Mirënjohje Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme ?…
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Turizmi zviceran në rrezik Sipas drejtuesve të industrisë turistike, tashmë janë vërejtur shenja të para të rënies së rezervimeve... -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone












