Lajme
Austria ka regjistruar 1,520 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus e deri tani në total Austria ka 418,283 infektime, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, pavarësisht infektimeve, veçmas në këtë fillmviti.
Ndërsa, në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 1,520 raste të reja me Covid.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet është raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.
Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë mbi 4.4 milionë testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














