Lajme
Austria kthen maskat kundër Covid-19 në ambientet e mbyllura
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi të enjten (24 mars 2022) në mesnatë
Numri i lartë i rasteve të reja me koronavirus ka detyruar shtetin austriak të rikthejw sërish disa nga masat kundër Covid-19. Pas bisedave të gjata, ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch dhe kryetarët e Bashkisë së landeve austriake u pajtuan për vendosjen e një rregulloreje të re. Pika kryesore: Kthimi i maskës së detyrueshme në ambientet e mbyllura, shkruan albinfo.at.
Rregullorja e re parashikohet të hyjë në fuqi nga dita e enjte (më 24 mars 2022).
Maska FFP2 do të kërkohet të zbatohet në të gjitha ambientet e mbyllura, përveç në ambientet familjare apo gjatë provave apo shfaqjeve artistike të artistëve në profesionet e tyre. Ndërkohë në aktivitete kulturore për më shumë se 100 persona apo mbrëmje argëtuese në vend të bartjes së maskës brenda, kërkohet të jeni i pajisur me 3G,(I vaksinuar, apo i shëruar, apo i testuar), raporton albinfo.at.
Ata që infektohen me koronavirus, por që në dy ditët e fundit nuk kanë simptoma, mund të lirohen nga karantina pas ditës së pestë, pasi të bëni një test falas, por detyrohen të kenë kufizime në vendin e punës duke bartur maskën dhe qëndruar larg kontaktit me personat e tjerë për të paktën edhe pesë ditë të tjera.
Austria u detyrua të kthente masat, pasi më 5 mars hoqi pothuajse gjithçka. Si pasojë e kësaj, shifrat e infeksioneve të reja arritën deri afër 60 mijë raste të reja në ditë, ndërsa aktualisht është rreth 40 mijë në ditë.
Rregullorja e re do të hyjë në fuqi të enjten (më 24 mars 2022) në mesnatë. Masat do të qëndrojnë në fuqi më shumë se sa pritej, përkatësisht deri më 16 prill 2022 , pra deri në natën e festës së Pashkëve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











