Lajme
Austria lehtëson rregullat e hyrjes nga të gjitha vendet e botës
Nga data 22 shkurt, Austria zbaton sërish rregullin 3G për të gjithë udhëtarët që hynë në këtë shtet
Për të hyrë në vend, Austria ka kaluar rregulli “2G”, i cili lejonte të udhëtonin vetëm të vaksinuarit dhe të rikuperuarit nga Covid 19, në rregullin “3G”, që lejon edhe personat e pavaksinuar të hyjnë, me vetëm një dëshmi të testit negativ, shkruan albinfo.at
Sipas rregullores së re, për të hyrë në Austri, pranohen teste negative PCR dhe antigjen, ku testi antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, dhe PCR është i vlefshëm për 72 orë.
Për sa i përket vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit dhe shërimit të Covid 19, të vaksinuar me dy doza është e vlefshme për 180 ditë, ndërsa doza e tretë për 270 ditë.
Të miturit nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë të kenë dëshmi “3G” kur hyjnë në Austri, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
Përjashtim nga kjo rregullore për hyrjen në vend, bëjnë pjesë personat që vijnë nga vendet ku mund të supozohet që ka përhapje të ndonjë virusi të ri.
Këta persona duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të kalojnë në karantinë dhjetë-ditore pas mbërritjes në Austri.
Megjithatë, aktualisht nuk ka rajone apo vende që karakterizohen si të rrezikshëm për përhapjen e versioneve të reja.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues












