Lajme
Austria mbështet prodhimin Bio në Shqipëri
Sonnentor, i mbështetur nga agjencia austriake për bashkëpunim zhvillimor ADA, kishte investuar në Shqipëri 200 mijë euro
Prodhuesi austriak i çajit, barishteve mjekësore, i kafes dhe i produkteve tjera biologjike “Sonnentor”. që nga viti 2008 është i pranishëm në Shqipëri. “Ka nisur fillimisht me trajnimin e bujqve të atjeshëm në punën me metoda bio, pa kemikalie”, thotë menaxheri i Sonnentor, Ewald Redl.
Sot, janë 5 deri në 10 bujq që prodhojnë dhe i ofrojnë kompanisë austriake prodhime biologjike, të cilët bashkëpunojnë edhe me mbledhësit e frutave të malit.
Në fillim, Sonnentor, i mbështetur nga agjencia austriake për bashkëpunim zhvillimor ADA, kishte investuar në Shqipëri 200 mijë euro. “Sot ne investojmë vetëm know-how, si për shembull në teknikat e kultivimit ose të tharjes”, thotë Redl. Prodhimet që sillen pastaj në Austri, plotësojnë kriteret e certifikimit.
Klima dhe mundësitë e mëdha të kultivimit kanë qenë vendimtare për tu orientuar në Shqipëri, thotë Redl. 60 për qind e lëndës së parë vjen nga Austria ndërsa rreth 10 deri 15 % nga Evropa lindore.
Në Shqipëri pothuaj nuk ka fare probleme, thotë Redl, përveç me gjetjen e bujqve që dëshirojnë të merren me bujqësinë biologjike. Një problem tjetër është pagesa paraprake e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH).
“Ne presim t`i marrim 50 mijë euro ndërsa arka shtetërore e Shqipërisë është e zbrazët. Por, njësoj është edhe me shumë ndërmarrje tjera”, thotë Redl. Për këtë arsye ai e përjashton mundësinë e kthimit mbrapa. “Ne do të qëndrojmë atje këmbëngulësisht”.
Nga ana tjetër ai thotë se në Shqipëri ka tashmë gjithnjë më shumë interesim për produktet biologjike. Nuk bëhet fjalë për shuma të mëdha, janë gjithsej rreth 15 mijë euro në vit “por po vjen duke u rritur entuziazmi për produktet bio”.
Në kryeqytetin shqiptar janë dy shitore bio, të ciulat ofrojnë produkte të Sonnentor dhe një blerës i tyre austriak: Hoteli “Rogner” me pronar austriak, shkruan gazeta austriake për ekonomi, “WirtschaftsBlatt“.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









