Integrimi
Austriaket gëzojnë dy të rinj shqiptarë
Po që se një grup nxënësesh fiton një projekt me vlerë prej 20.000 eurosh dhe më pas kërkon edhe 15.000 euro të tjera, atëherë këto zonjusha të reja ose janë të pasjellshme dhe lakmiqare, ose janë ambicioze e zemërgjerë.
Në rastin e austriakeve Simone Maier, Nadine Nußbaummüller dhe katër kolegeve të tyre nga Instituti i lartë arsimor ekonomik (HLW) në Steyr, bëhet fjalë për cilësitë e fundit.
Me projektin e tyre „Teens for Kids“ ato arritën që të fitojnë çmimin e parë të projektit shkollor „BIPA“. 16.909 votat të cilat iu ndanë përmes internetit, atyre u sollën shumën prej 20.000 eurove.
Pasi aparati bartës ultrashall për hetime të zemrës, të cilin ato dëshirojnë t’ia dhurojnë Shoqatës nga Steyer „Alenca për fëmijë“ kushton 35.000 euro, ato kanë nevojë edhe për 15.000 euro të tjera.
Vajzat do të duhet ta grumbullojnë këtë shumë me ndihmën e sponzorëve, më së voni deri më 1 maj të këtij viti, pasi pas kësak kohe, ato do të vijojnë praktikën e obligueshme shkollore.
Fillimisht, projekti në fjalë kishte filluar me një shumë të ulët parash. „Një kolege shkollore kishte vërtetuar se në spitalin e Steyer janë duke u trajtuar fëmijë nga Shqipëria, të cilët askush nuk i kishte vizituar“, rrëfen Simone për „Nachrichten“.
Kështu kishte lindur ideja për të themeluar një shërbim për vizita. Nga ana tjetër, Nadine deklaron: „Ne aspak nuk e kemi ditur nëse mund ta bëjmë një gjë të tillë“.
Me „Alencën për fëmijë“, e cila fëmijët e sëmurë i sjellë për trajtim mjekësor në Austri, ishin qartësuar disa formalitete. Kështu pra, dy shqiptarët e rinj të shtrirë në spital me emrat Arta dhe Edson, kishin përjetuar një vizitë të përzemërt nga HLW.
Më pas ishin organizuar lohëra të ndryshme me një program të pasur. „Unë menjëherë humba në lojën e mullirit“, thotë Simone. Për Krishtlindje kishte edhe disa dhurata të vogla. Gjatë ndarjes me ta, në fermë ishte organizuar dhe një vizitë. Që të dy shqiptarët e rinj u kthyen të shëndoshë nëpër shtëpitë e veta.
Për aparatin ultrashall, „Aleanca për fëmijë“ ka nevojë pasi ajo dëshiron që të hetojë diagnoza të sakta në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndësishme, për të përcaktuar më lehtë trajtimet e tjera mjekësore te pacientët e rinj.
Për momentin, kjo shoqatë është duke huazuar me një shumë të madhe parashë një aparat të tillë, për t’i vazhduar hetimet e saja. Si udhëheqëse e projektit është duke u angazhuar profesorja e HLW-së, Ilse Döberl.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve












