Lajme
Austriakët kundërshtojnë hyrjen në BE të Serbisë dhe Kosovës
Sipas një hulumtimi, 51 për qind e austriakëve e kundërshton hyrjen e Serbisë në BE
Më shumë se gjysma e austriakëve kundërshton hyrjen e Serbisë në BE, e qëndrim të ngjashëm austriakët kanë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kroacisë (54 për qind për e 24 për qind kundër), ka dëshmuar një hulumtim i Shoqërisë austriake për politikë evropiane.
Sipas këtij hulumtimi, 51 për qind e austriakëve e kundërshton hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa vetëm 25 për qind e tyre është në favor të hyrjes së saj, raportojnë mediat serbe.
Kundër anëtarësimit të Kosovës në BE janë 56 për qind e austriakëve, ndërsa për anëtarësim janë 21 për qind e tyre.
Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, Malin e Zi dhe BeH-në, 46 për qind e austriakëve kundërshtojnë hyrjen ndërsa 25 për qind janë për anëtarësim të këtyre vendeve.
Kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian janë 69 për qind e austriakëve e vetëm 15 për qind e tyre do ta përkrahnin këtë shtet në BE.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













