Lajme
Austriakët ndërtojnë hidrocentral në Kosovë
Kompani austriake KELAG ka investuar rreth 55 milionë euro në ndërtimin e një hidrocentrali në rajonin e Deçanit
Kompania Kelag nga Austria ka planifikuar të investojë rreth 55 milionë euro për ndërtimin e tri hidrocentraleve të vogla në Komunën e Deçanin. Në praninë edhe të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, Kelag inauguroi gurëthemeli të Hidrocentralit të Belajes në komunën e Deçanit.
Ky hidrocentral fillimisht do të ketë kapacitete 28 megavatësh ndërsa në vijimësi do të shtohet fuqi, sikurse do të shtohen edhe investimet.
“Ky projekt pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke garantuar se Kosova është vend i mundësive dhe vend i sigurt për investime.
Gjatë vitit të kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës, siç tha kryeministri Thaçi, ka miratuar dhe ka prezantuar platformën reformatore ku sektori privat është identifikuar si motor i zhvillimit ekonomik.
“Ky investim i huaj, i investitorëve nga Austria, dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të autoriteteve tjera lokale, për fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës”, tha më tej kryeministri Thaçi.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, ndërkaq u shprehur i kënaqur për përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Kosovës dhe të Komunës së Deçanit për mundësinë e këtij investimi. “Kemi gjetur përkrahjen dhe mirëbesimin tuaj për investime të tilla, të cilat mundësojnë zhvillimin e Kosovës” tha Brieger, duke premtuar edhe investitor të tjerë nga ky shtet.
Ndërsa Rasim Selamanaj, kryetar i Deçanit tha se ky ndërtimi ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës.
Një rezyme për kompaninë Kelag e dha kryetarja e Landit “Karnten”, Carinthia Dorfler, e cila tha e kjo kompani është shumë e njohur në gjithë Evropën për investime në fushën e energjisë alternative. Siç tha ajo, Kaleg në gjithë Evropën ka ndërtuar më shumë se 60 hidrocentrale, ndërsa Kosova ofron mundësi të mira për këtë lloj energjie.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










