Lajme
Austriakët shpëtojnë “arinjtë më të pikëlluar” të Shqipërisë
Ariu me emrin “Pashuk” jetonte i ngujuar në një kafaz të errët pranë një restoranti në fshatin Levan. Rreth qafës ai kishte të lidhur një zinxhir hekuri tepër të ngushtë, i cili i kishte hyrë thellë në mish
Shoqata vjeneze “Vier Pfoten” (katër shputat) që merret me mbrojtjen e kafshëve, në vazhdën e aksioneve të saj për shpëtimin e arinjve në Shqipëri, ka shpëtuar së fundi edhe dy arinjtë “e pikëlluar”, siç shkruajnë sot mediat austriake. Në këtë aksion ajo ka pasur edhe mbështetjen e Ministrisë shqiptare të ambientit. Ata po mbaheshin në kushte të tmerrshme në dy restorante të ndryshme si atraksion për turistët, transmeton albinfo.ch.
Ariu me emrin “Pashuk” jetonte i ngujuar në një kafaz të errët pranë një restoranti në fshatin Levan. Rreth qafës ai kishte të lidhur një zinxhir hekuri tepër të ngushtë, i cili i kishte hyrë thellë në mish.
Carsten Hertwig, ekspert i arinjve nga shoqata “Vier Pfoten” thotë se ky zinxhir i është vendosur në qafë Pashukut qysh kur ka qenë fare i vogël. Dhe, ndonëse ai vinte duke u rritur, askush nuk ia ka hequr ose ndërruar këtë zinxhir. Unë në jetën time nuk kam parë kurrë arinj kaq të vuajtur. Pashuku duhet të ketë pasur dhimbje të tmerrshme.
Nga ana tjetër, ariu Tomi e kalonte jetën në një kafaz të ndotur, të lagësht betoni, pranë nevojtores së një restoranti në fshatin Ulza, transmeton albinfo.ch. Ai ushqehej me bukë dhe birrë. “Tomi është në një gjendje shumë të keqe. Dhëmbët e tij janë të dëmtuar shumë dhe ai ka lëndime në pjesën e sipërme të trupit”, thotë Hertwig.
“Gëzohemi që Ministria e Ambientit tashmë po vepron aktivisht. Fakti se ajo kaq shpejt ka ndërhyrë dhe e ka konfiskuar ariun Tomi, shpresojmë vetëm fillimi sepse janë edhe dhjetëra arinj në Shqipëri, të cilët vuajnë nën kushte të padurueshme.”
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj









